Tri klube të mëdha në garë për De Ligtin
03 qershor 2024
| 13:28
Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt ka pasur një sezon me ulje dhe ngritje, por kjo nuk i ka penguar tri klube të mëdha evropiane që të hynë në garë për transferimin e tij.
Barcelona, Paris Saint Germain dhe Manchester United kanë shprehur interesim për ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Ajaxit, derisa e përditshmja franceze “L’Equipe” raporton se e ardhmja e lojtarit do të vendoset pas Kampionatit Evropian kur ai do të bisedojë me trajnerin e ri të Bayernit, Vincent Kompany.
Bayerni ka paguar 67 milionë euro për transferimin e tij dy vite më parë, derisa tani është i gatshëm të lejoj të largohet nëse vije një ofertë rreth 55 milionë euro.