Tri klube të Serie A në garë për Ismajlin

05 janar 2025 | 16:33

Ardian Ismajli në modë. Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen me Empolin dhe paraqitjet e tij kanë “zgjuar” interesimin e disa klubeve të mëdha.

Lacionews24.com shkruan se në garë për Ismajlin janë Juventusi, Napoli dhe Lazio. Vendimtare në fund do të jetë vetë dëshira e futbollistit, të cilit do i duhet kohë për të vendosur për destinacionin e ardhshëm.

Ismajli ka një kontratë që skadon në verë dhe gjasat që të largohet nga Empoli janë të mëdha. 28-vjeçari ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me deputeten…