Tri klubet e Kosovës i mësojnë emrat e kundërshtarëve në Conference League
14 qershor 2022
| 13:30
Tri skuadrat e Kosovë, Llapi, Drita dhe Gjilani i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në rrethin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League.
Shorti për këtë garë është hedhur sot në Nyon të Zvicrës, i cili e pason atë të Ligës së Kampionë, ku Ballkani paraprakisht e mësoi emrin e kundërshtarit.
Fituesi i Kupës, Llapi do të përballet me ekipin malazez, Buduçnost nga Podgorica. Kurse, Gjilani do të ketë punë me ekipin nga Letonia, FK Liepaja.
Ndërkaq, nënkampioni dhe finalisti i Kupës, Drita do të ketë punë në këtë rreth me ekipin finlandez, Inter Turku.