Tri klubet shqiptare kërkojnë fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

31 gusht 2023 | 11:19

Tri klubet shqiptare pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës i zhvillojnë ndeshjet kthyese në “play-off” dhe kërkojnë kualifikimin në fazën e grupeve.

Kampionia e Kosovës, Ballkani është shumë afër të arrijë këtë synim për faktin që arriti fitore me rezultat bindës 4-1 para një jave në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Djelmoshat e drejtuar nga Ilir Daja duhet të ruajnë epërsinë e ndeshjes së parë dhe të kualifikohen për vitin e dytë radhazi në këtë nivel garash, që normalisht është sukses i madh për klubin nga Suhareka dhe futbollin e Kosovës. Ballkani ka njoftuar që ekspedita e klubit ka mbërritur në Hungari dhe ka shfaqur optimizëm për suksesin e radhës në futbollin evropian.

“Skuadra ka arritur në Hungari, ku të enjten e zhvillojmë ndeshjen më të rëndësishme të fazës eliminatore në UEFA Conference League. Tashmë jemi përball sfidës kryesore, krejt forca dhe energjia jonë është e fokusuar në këtë duel, nga i cili me besim të plotë, shpresojmë të dalim faqebardhë. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Kosovës. Ndryshe nga Ballkani më të vështirë e kanë Partizani dhe Struga.

Klubi nga Shqipëria, Partizani ndeshjen e parë e humbi me rezultat minimal nga FC Astana (1-0) dhe tash synon të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas dhe të arrijë kualifikimin e madh. Më të vështirë kualifikimin e ka skuadra shqiptare nga Maqedonia nga Veriut, Struga që do të përballet me Breioablik. Struga e humbi ndeshjen e parë me rezultat 0-1 dhe tash i duhet ta përmbysë rezultatin për të arritur në fazën e grupeve, por duke parë cilësitë e skuadrës kundërshtare një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj…