Tri lagje në Prizren ia konfirmojnë mbështetjen 98-shit të AAK-së, Edmond Hoxhës

26 janar 2025 | 20:49

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, ka mbajtur takim me banorët e lagjeve “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe “Petrova”.

Këto tri lagje kanë përkrahur kandidatët për deputetë të koalicionit për Kosovën Fituese 137.

“Sonte, për të shpalosur programin zgjedhor të AAK-së, takuam banorët e lagjeve 11 Marsi, 2 Korriku dhe Petrova. Është kënaqësi e vërtetë kur shohim konfirmimin e mbështetjes së tyre për kandidatët e Koalicionit për Kosovën Fituese. Së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë!”, ka shkruar në “Facebook” Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(E përditësuar) – Tre Persona kanë vdekur në aksidentin në…