
Tri makina përplasen në Rrugën e Kombit
05 maj 2018
| 17:22
Tri makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Rrëshenit.
Me të mbërritur në vendin e aksidentit, policia ka bllokuar për pak momente të gjithë qarkullimin në këtë rrugë dhe më pas ka hapur njërin krah.
Është kërkuar gjithashtu edhe ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina personat e lënduar, që paraprakisht raportohet se kanë marrë të lehta në trup.
Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.