Tri ndeshje moslojë për Aubameyangun

15 janar 2020 | 17:35

Arsenal do të jetë pa Pierre Emerick Aubameyang për tri ndeshjet e ardhshme, pasi apeli i tyre për kartonin e kuq të sulmuesit për ndërhyrjen e bërë në ndeshjen kundër Crystal Palace, ka qenë i pasuksesshëm.

Aubameyang bëri një ndërhyrje të ashpër në mesfushorin Max Meyer, në ndeshjen Arsenal – Crystal Palace. Ai fillimisht u ndëshkua me karton të verdh, por rishqyrtimet e VAR, bën që ai të ndëshkohet me të kuq. Aubameyang do të humbas ndeshjet që Arsenal i zhvillon me Sheffield United, Chelsea dhe Bournemouth.

“Është konfirmuar se ai do të pezullohet për tri ndeshje, kështu që ne nuk do ta kemi atë lojtarë në tri ndeshjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Arsenalit .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Muharrem Nitaj 15 janari i vitit 1999, ishte si…