Tri ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Koemanit
16 shtator 2021
| 17:37
Ronald Koeman raportohet se është afër shkarkimit nga pozita e trajnerit te Barcelonës.
“Sport” raporton se trajneri holandez nuk e ka vendin e sigurt dhe është në presion të shkarkimit.
Gazeta spanjolle gjithashtu shkruan se presidenti i Barcelona, Joan Laporta, mund të shkarkojë Koemanin nëse Barca nuk merr rezultate të mira nga tre ndeshjet e tyre të ardhshme në kampionat, ndaj: Granadas, Cadizit dhe Levantes.
Barcelona ka regjistruar dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para në La Liga, teksa renditet e shtata me shtatë pikë në tabelë.
Katalunasit pësuan humbje së fundmi në “Camp Nou” nga Bayern Munich, në ndeshjen e parë për sezonin e ri në La Liga.