Tri nivelet lokale në bashkëpunim për luftimin e pandemisë Covid-19

20 prill 2020 | 23:53

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vazhduar edhe të hënën vizitat nëpër komuna.

Ai ka vizituar Komunën e Vitisë, Stacionin Rajonal të Policisë së Komunës së Gjilanit si dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Me këtë rast Sveçla ka diskutuar me përfaqësuesit e këtyre institucioneve për veprimet që janë duke u ndërmarrë nga niveli qendror sa i përket përpalljes me pandeminë Covid-19.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halitit e ka njoftuar ministrin Sveçla, për angazhimet që janë duke i bërë si komunë në këtë situatë pandemie, dhe po ashtu tha se në këtë komunë deri më tani janë 44 raste të identifikuara me Covid-19.

Haliti ka ofruar përkrahjen dhe bashkëpunimin e nivelit komunal për të bashkërenduar nevojat për parandalim duke kërkuar që të kenë në vazhdimësi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në bazë të mundësive që kanë.

Ministri Sveçla vizitën e vazhdoi në Stacionin Rajonal të Policisë së komunës së Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha Rajonale e Policisë, kolonel ElminaMahmuti, ku u njoftua për së afërmi për gjendjen e sigurisë në këtë rajon si dhe për sfidat të cilat po ballafaqohen në luftimin e pandemisë Covid-19.

U.d ministri i MPBAP-së ka inkurajuar Policinë e Kosovës, për gatishmërinë e lartë që kanë treguar në menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Këto dy vizita Sveçla i përmbylli me takimin në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku u prit nga kryeprokurori Jetish Maloku.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës në këtë rajon, për situatën e krijuar,për masat dhe zbatueshmërisë e tyre, si dhe për angazhimet që janë duke u bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të…