Tri partitë parlamentare me qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të ligjit për lobim
Tri partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje, PDK-ja dhe AAK-j kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për nevojën për miratimin e Ligjit për lobim.
Në tryezën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në lidhje me këtë çështje, partia në pushtet është shprehur më skeptike për miratimin e këtij ligji, ndërsa dy partitë opozitare kanë theksuar nevojën që përmes këtij dokumenti të rritet transparenca dhe llogaridhënia e ekzekutivit.
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se lobimi nuk është i rregulluar juridikisht, mirëpo ai ndodh vazhdueshëm në Kuvend.
Ajo ka thënë se ky proces është kompleks, pasi kompanitë e fuqishme dhe grupet e interesit mund të bëhen më të fuqishme përmes këtij projektligji.
Nevojën për rregullimin ligjor të lobimit e potencuan deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj.
Deliu ka përmendur edhe rastin e angazhimit të Gani Jakupit si këshilltar në MPJD për të lobuar për fuqizim ndërkombëtar.
Sipas saj kjo çështje duhet ketë më shumë llogaridhënie, andaj ligji për lobim do ta ndihmonte atë.