Tri pikë ia arkëtojnë Ballkanit 500 000 euro

06 tetor 2023 | 08:41

Ballkani ka fituar një shumë marramendëse pasi mposhti Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri”. Skuadra nga Suhareka priti Dinamo Zagrebin në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës dhe arriti të fitojë 2:0.

Sipas “GOAL” skuadra që merr tri pikë në ndeshjet e Ligës Konferencë në fazën e grupeve fiton 500 mijë euro.

Ballkani pas fitores kërkon kualifikimin, pasi gjendet në vendin e dytë në Grupin C. Me humbje e një fitore tani Ballkani ngritët në pozitën e dytë me tri, mbrapa vetëm Viktoria Pllzen, që ka gjashtë, derisa Dinamo është në vendin e tretë me 3 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani regjistroi mbrëmë një fitore të jashtëzakonshme, duke e mposhtur…