Tri pikë të ‘arta’ për Dukagjinin, Llapi në krizë të thellë

06 prill 2025 | 17:17

Hekuran Berisha në pjesën e parë dhe Faton Neziri dy herë në të dytën, e kompletuan fitoren 3-1 të Dukagjinit ndaj Llapit.

Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët në këtë ballafaqim të fundit për xhiron e 27-të kampionale, ishte goli i ‘nderit’ i shënuar nga penalltia prej Ardit Tahirit.

1-0 u mbyllën 45 minutat e para, kurse plot tre gola e karakterizuan fraksionin e dytë.

Skuadra klinase është larguar nga zona e rrezikut momentalisht, pasi ka grumbulluar 35 pikë, aq sa ka Prishtina e Ferizaj, kurse tri sosh më shumë se Suharka.

Ekipi llapjan gjendet në zonën e ‘kuqe’ me veç 30 pikë, duke rrezikuar shumë që në edicionin e ardhshëm të garojë në Ligën e Parë.

Si shkak i mungesës së Ismet Munishit të suspenduar, Tahir Batatina u mposht sot nga Ardian Basha, zëvendës trajner i Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë bizneset që…