Tri pikët i morëm me mërit

18 nëntor 2020 | 20:27

Seleksionuesi i Shqipërisë, Edoardo Reja, është ndarë i kënaqur me triumfin ndaj Bjellorusisë. Ai ka thënë se ndeshja u komplikua nga fundi, pasi mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht në ekipet e tyre.

Shqipëria triumfoi 3:2 ndaj Bjellorusisë dhe siguroi vendin e parë në grupin e vet në Ligën C.

“Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një muaj që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër”, ka thënë Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes Kosovë – Moldavi, që…