Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten në Shqipëri dhe Maqedoni
20 dhjetor 2019
| 11:51
Dy projektet filmike fituese të konkursit të sivjetshëm të QKK-së për film të gjatë artistik, “I love you more” me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, dhe “Lëkura e krokodilit” me skenar dhe regji nga Ilirjan Himaj, janë mbështetur edhe nga Qendra Kinemtografike Kombëtare e Shqipërisë në kuadër të kategorisë së bashkëprodhimit minor.
Ndërsa projekti për filmin e gjatë artistik kosovar “Era” me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi është mbështetur nga Agjensioni i Filmi i Maqedonisë Veriore po ashtu në kuadër të kategorisë së bashkëprodhimit minor.
/Epoka e re/