Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Tre persona janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit për media, në Gllogoc një grua ka raportuar se pas një marrëveshje në familje ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
E në Gjilan një grua ka marrë tretman mjekësor pasi është rrahur nga burri i saj. Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij, si pasoj te viktima ishte shkaktuar frikë dhe stres. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.