Tri raste të dyshuara me koronavirus paraqiten në QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se në Klinikën Infektive sot janë paraqitur tri raste të dyshuara për koronavirus.
Sipas njoftimit për media personave të dyshuar që janë infektuar me koronavirus u janë marrë mostrat dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.
Klinika Infektive ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik pasi që janë vetëm raste të dyshuara.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.
Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.
Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.