Tri raste të infektimit me variantin britanik të Covid -19 në Kosovë
29 janar 2021
| 15:29
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar të premten se tri mostra kanë rezultuar pozitive në variantin britanik të koronavirusit në Kosovë.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se 30 mostra janë dërguar për analizim në një laborator në Gjermani.
“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj.