Tri raste të reja dhe 36 të vaksinuar

04 maj 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm tri raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë vaksinuar kundër Covidit vetëm 36 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës. Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 321 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569. Në total numri i rasteve aktive është 394”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka cilësuar sërish të…