Tri raste të reja me Covid dhe 310 të vaksinuar

20 dhjetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit vetëm tre qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid.

Sipas kësaj ministrie, në këtë periudhe kohore janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 654 843 doza të vaksinës. Deri më sot 776 881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 443 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 965. Në total numri i rasteve aktive është 311”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që…