Tri rastet e vdekjes nga Covidi janë prej një komune
06 maj 2021
| 15:10
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri vdekje nga koronovirusi.
IKShPK-ja ka treguar se të tri rastet e vdekjes janë nga komuna e Gjilanit. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)”, ka treguar instituti.