Tri shkolla në Skenderaj përfitojnë donacion nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë
Në kuadër të bashkëpunimit të mirë me Ambasadën e Turqisë në Kosovë dhe KFOR-it turk që shërben në vendin tonë, Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, ka dhuruar një donacion për tri shkolla tona fillore: “Shaban Jashari”, “Ahmet Delia” dhe “Drenica”, si llap-top, kino-projektor, perde për kino-projektor, banka dhe karrige shkollore dhe vitrina, për nevojat e shkollës.
“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe qytetarëve, e falënderova kolonelin Cem Sinan Barim, komandant i Kryesisë së Këshillit Turk, për këtë donacion. Komuna e Skenderajt do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e shteteve mike të Kosovës, në të mirë të nxënësve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
/Epoka e re/