Tri shoqata të veteranëve bëhen bashkë kundër vizitës së Trendafilovës
19 shtator 2022
| 16:31
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, së bashku me Qëndron Kastratin kanë takuar udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.
Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim.
“Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme. Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00, Hotel ‘Astoria’, Gjilan ku do të zhvillohet takimi i znj. Trendafilova, protestojmë kundër kësaj vizite!”, ka thënë Molliqaj.