Tri shpërthime të fuqishme nga shok-bombat te “tre rrokaqejt”

19 nëntor 2023 | 01:55

Sonte rreth orës 00:25 tri shpërthime të njëpasnjëshme detonuan veriun e Mitrovicës, ngjarje kjo që ishte paralajmëruar kohë më parë nga serbët se “do të hakmerremi”.

Detonimet ishin aq të fuqishme sa u dëgjuan edhe thellë në jug të Mitrovicës.

Detonimet nga shok-bombat u konfirmuan edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka informacione për dy detonime por policia është në qytet dhe nuk raportohet për dëme.”, tha Elshani.

“Epoka e re” mëson se në zonat ku janë dëgjuar shpërthimet, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe trupat e KFOR-it.

Ndryshe, banorët shqiptarë të veriut u shprehën të shqetësuar për shpërthimet që ndodhën sonte.

https://www.epokaere.com/remi-u-pergjigjet-deklaratave-te-serbise-nese-doni-paqe-per-paqe-jemi-nese-doni-lufte-mos-na-kurseni/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 100 vjet Shqipëri, Gjilani dhe Kosova nderoi Ramiz…