Tri skuadra të Premierë Ligës e kërkojnë Shaqirin
15 maj 2018
| 11:59
Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City pas rënies së skuadrës në Championship. 26-vjeçari, edhe pse pati një sezon të mirë me tetë gola të shënuara, nuk arriti ta ndalonte rënien e Stokes një rang më poshtë.
Ylli me prejardhje nga Kosova ka një klauzolë që ia lejon largimin nëse Stoke largohet nga Premierë Liga. Klauzola e largimit të tij është 15 milionë euro, shkruajnë mediet në Angli.
Raportohet se për Shaqirin ka tri oferta nga Premierliga. Evertoni, West Ham Unitedi dhe Crystal Palace kanë shprehur interesim për Shaqirin, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit, të Bayern Munichut dhe Baselit.