Tri synimet e Barçës

22 nëntor 2019 | 17:27

Barcelona ka humbur pak nga shkëlqimi i dikurshëm, nuk është më favoriti absolut për të triumfuar në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, dukshëm ekipi ka nevojë për freski pasi disa nga titullarët janë në fund të karrierës.

“Mundo Deportivo” i ka kushtuar faqen e parë pikërisht planit të Barcelonës për të përforcuar ekipin gjatë merkatos së verës, ku parashikohen të paktën 3 përforcime në 3 pika të rëndësishme të formacionit, një mbrojtës krahu, një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Për mbrojtje skuadra spanjolle e dëshiron Joshua Kimmichin e Bayern Munchen, por nëse dështon pista Kimmich, opsioni tjetër vjen sërish nga Bundesliga, Klostermann i Laipzig.

Për qendërmbrojtës Barça e ka shenjestruar  Nikola Milenkoviq, por në listë është edhe si opsion i dytë Andreas Christensen. Një repart që ka nevojë për freski është pa diskutim sulmi, me Messin dhe Suarez që nuk ofrojnë garanci për një periudhë të gjatë. Kërkohet një sulmues i ri për tu përshtatur sa më shpejt me lojën e Barçës. Së fundmi ka fituar shumë kuota edhe Lautaro Martinez.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bagdad forcat e sigurisë kanë vrarë të premten tre…