Tri viktima nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Në bazë të testimeve të kryera, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste të reja, ndërkohë që raportohen 33 të shëruar.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19.
“Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën. Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ka deklaruar ajo.
(M.K/ Epoka e re)