Tri vite pa veprimtarin Remzi Lushi
Më 20 prill 2020 bëhen tri vite nga vdekja e vëllait Remzi Lushit i cili ishte edhe i burgosur politik në vitin 1981.
Remzi Lushi
15.02.1961 – 20.04.2017
Remzi Lushi u lind më 15 shkurt 1961, në një familje kombëtare shqiptare. Familja Lushi ishe ndër familjet e shumta shqiptare që ishte dëshmuar gjatë gjithë historisë në mbrojtje të qështjes kombëtare shqiptare – prej Toplicës deri në luften e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familja Lushi nga Lusha, rrethina e Kurshumlisë në Toplicë ndër breza kishte dhënë dëshmor në mbrotje të çështjes kombëtare të popullit shqiptar. Për lirinë e Kosovës, Remziu ishte dëshmuar prej fëmijërisë deri në vdekje. Ai ishte ndër të parët veprimtar shqiptar në rethinën e Ferizajit dhe Lipjanit që në vitin 1980 kishte kaluar kufirin për në Shqipëri.
Në vitin 1981 ishte denuar me 10 vite burg për organizimin e demonstratave në Lipjan së bashku me vëllaun Sabriun, shokët Halilin, Xhemailin, Miliaimin, Bislimin, Ibrahimin, Remzi Fazliun, Nusretin dhe Agimin.
Shumë herë është rrahur, keqtrajtuar nga policia okupatore serbe. Gjithashtu ishte i angazhuar prëj filimit në lëvizjen e armatosur për çlirimin e Kosovës me vëllezër dhe shokët e idealit dhe kurrë s’ishte pajtuar me padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar në Kosovë.
Lavdi e përjetshme!