Tri vjet nga fitorja e Vetëvendosjes, Bajrami: Ka korrupsion, sanksione dhe shkelje të Kushtetutës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në trevjetorin e fitores së Vetëvendosjes, ka renditur dështimet e qeverisë Kurti dhe premtimet e papërmbushura nga pushtetit.
Bajrami ka thënë se gjatë tri viteve të qeverisë Kurti është duke u vënë në pikëpyetje partneriteti i Kosovës me ShBA-në si dhe sanksionet nga Bashkimit Evropian (BE).
Më tutje, ajo ka thënë se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”, teksa sipas saj, pushtetit e ka shkelur shtatë herë Kushtetutën.
Ndër të tjera, ajo ka renditur mospërmbushjen e premtimeve si ndërtimin e çerdheve, banesave për çiftet e reja, mungesën e projekteve infrastrukturore, etj.
“Ka korrupsion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryejë punën e vet flet për korrupsion. Për më tepër e thotë raporti i fundit për vendin i Komisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bajramit: