Tri vjet Speciale
03 gusht 2018
| 10:38
Deputetët e Kosovës më 3 gusht të 2015-ës kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket kësaj gjykate.
Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.
Tri vjet pas votimit të projektligjit për krijimin e Speciales, kjo e fundit nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë.