Tri vota, tri qëndrime: Presidenca boshnjake pa konsensus për Kosovën në KiE
Anëtarja serbe e Presidencës së BeH-së, Zhelka Cvijanoviq, ka thirrur të martën seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme në rend të ditës: qëndrimi i Presidencës boshnjake lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ndërkaq, siç raporton Radiotelevizoni i Republika Sërpskas (RTRS), Presidenca e BeH-së nuk ka arritur konsensus në lidhje me qëndrimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Siç ka mësuar ky televizion, Zhelka Cvijanoviq ka votuar kundër, Denis Beqiroviq për, ndërsa Zhelko Komshiq ka abstenuar.
Se nuk është arritur konsensus e ka konfirmuar edhe Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq në një deklaratë për agjencinë e lajmeve FENA.
“BeH nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk duhet të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, tha Cvijanoviq.
Ajo theksoi se kreu i diplomacisë së Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq duhet të jetë neutral për këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Sipas Cvijanoviqit, arsyeja për këtë është se Presidenca e BeH nuk ka arritur konsensus për çështjen e Kosovës në seancën e sotme.
“Duke pasur parasysh votimet e ndryshme në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ministri nuk mund të përcaktojë vetë pozicionet. Kur kemi një votë shumëngjyrëshe, nuk mund të ketë qëndrim tjetër përveç neutralit”, tha ajo.