Tri zhgënjimet e William Walkerit

18 dhjetor 2020 | 10:34

Shkruan: Ismail Syla – 

Më rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut, ambasadori William Walker u prit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë bisedës ambasadori Walker foli për përvojën e tij si kryesues i misionit verifikues të OSBE-së në vitet e luftës në Kosovë, 1998 – 1999.

Ai me modestinë e njeriut fisnik tha se nuk ka bërë asnjë trimëri të veçantë, pos që ka thënë të vërtetën për Masakrën e Reçakut, ku forcat serbe kishin kryer krim kundër njerëzimit.

Gjatë bisedës, ambasadori Walker tregoi edhe për rolin e gjashtë zëvendësave të tij, ku secili prej tyre përpiqej të paraqiste veten si zëvendës i parë.

E vërteta e ambasadorit shpërtheu në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ambasadori Walker foli edhe për dy raste, që përkundër përvojës së tij jetësore, i kishin lënë shije shumë të hidhur, të lidhura me gënjeshtrën:

Së pari ishte metodologjia e autoriteve serbe gjatë periudhës së luftës.

Së dyti ishte gënjeshtra e aktivistëve të “Vetëvendosjes!, që kishin bërë prerjen e një viedo, ku gjoja ambasador Walker nuk përshëndetej me Presidentin Thaçi.

Ambasador Walker nuk e di a do të vijë në Kosovë më 15 janar 2021, duke marrë parasysh pandeminë.

Nëse vjen, sigurisht që do të flet edhe për shijen e tretë të hidhur të gënjeshtrës. Për “vazhdimin” e kontratës nga ud-ja Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar një…