Tribunali i Hagës drejt një gjykate mesjetare!
Drejtori i zyrës ligjore në Bern të Zvicrës, First-consulting.ch, Sali Bislimi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për shpalljen fajtorë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, të cilët u dënuan me nga katër vjet e gjysmë.
Bislimi ka theksuar se Tribunali i Hagës drejt një gjykate mesjetare!
“Në emër të cilit populli gjykon. Mos jeni gjykatë e zotit apo përfaqësues të ndonjë religjioni? Dhënia e drejtësisë në emër të popullit të Kosovës është absurde në terminologji. Drejtësia është në shërbim të shtetit ligjor dhe garantues i lirive individuale. Gjykata duhet të jetë e paanshme dhe nuk mund të përfaqësojë vullnetin popullor, absolutisht nuk guxon të manipulon në emër të popullit, përndryshe, ajo bëhet vet-drejtësi, një parim i ndaluar thellësisht edhe nga e drejta e brendshme dhe ajo ndërkombëtare”.
“Nga ana ime, mendoj se të shpallesh “gjykim në emër të popullit kosovar” nuk respekton drejtësinë e drejtë dhe të paanshme në kuptim të nenit 6 të Konventës Europiane të drejtave dhe lirive të njeriut. Përkundrazi, ajo jep përshtypjen e drejtësisë popullore, pra e varur nga tekat e secilit dhe të gjithëve”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.