TRIBUNI I KOMBIT RAMIZ CERNICA DHE PLISI
Ismet Sylejmani
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka hyrë në histori, edhe për faktin se bashkë me Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe personalitete të tjera, në Gjilan para selisë së Tij, para hyrjes të ndërtesës së Komunës, ka vënë gurthemelin për ngritjen e Shtatores së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Komisioni vlerësues në përbërje prej pesë anëtarësh, më 26 Qershor 2023, ka bërë perzgjedhjen e maketit dhe ka vendosur me unanimitet për ndryshime minore të domosdoshme artistike!
Ndryshimet e kërkuara të Komisinit vlerësues janë të prera dhe të qarta!
1. Ti hiqet plisi si aksesor dhe ti shtohet eleganca etj.
2. Ti shtohet foltorja si aksesor
Pjesmarrja dhe fjalimi historik i Ramiz Cernicës, në rrethim të hekurt ushtarak-policor të sallës së sporteve të shkollës “Gjin Gazulli” në Prizeren, ku i ka zhvilluar punimet Kuvendi i Kosovës atëherë më 8,9 dhe 10 Korrik 1945, ka bërë jehonë të madhe në popull dhe në qarqe të ndryshme e në botën demokratike!
Rregullat e kodit parlamentar të aplikuara atëherë, dhe por kultura demokratike euroatlantike e parlamentarizmit kombëtar shqiptar edhe pse në kushte okupimi klasik të Serbisë pushtuese, e bëjnë të padiskutueshme skalitjen dhe më vonë vendosjen e Shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica pa plis!
E tërë bota i gjithë njerëzimi shqiptar e din, se në kuvende në Europë, madje edhe në Kuvende të pushtuara, diktatoriale e kukulla, as nuk hyhet, dhe as nuk qëndrohet me asnje lloj kapele e madje as me plis!
Populli dhe Kombi shqiptar, Tribunin e fotores së Kuvendit Ramiz Cernica, e njeh dhe e admiron për fjalimin dhe qëndrimin e Tij në Kuvendin e Kosovës në Prizren, ku i bëri mbrojtjen epike Kosovës dhe e kundërshtoi aneksimin e saj nga Serbia, dhe nuk e njoh dhe nuk e admiron për bartjen e plisit mbi koke as para e as pas kuvendit!
Populli shqiptar në përgjithësi dhe populli shqiptar i Kosovës në veçanti, ka shume heronj e madje edhe heroina qe kane bartur plis mbi kokë, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Azem Galica, Shotë Galica etj.., të cilët në tërësi kanë përfaqësuar forcën, kanë qenë të pushkës e barotit, por nuk ka as edhe një hero të parlamentit pa plis, sikur e ka të madhin dhe të pavdekshmin Ramiz Cernica!
Ramiz Cenica, simbas djalit të Tij Abdyl Hoxha nuk ka lindur me plis, dhe as në Kuvend të Kosovës në Prizren nuk ka mbajtur plis!
Ka ardhur koha skalitjes në bronz të trupit të Atij që në Parlament i ka thënë Jo Serbisë!
E ka pritur mbi 78 vjet populli shqiptar këtë ditë, për ta shkrirë në bronz Heroin e madh të parlamentarizmit, por ka nga ata që nuk pajtohen me këtë, siç është mbesa e Ramiz Cernicës, Vahide Braha, e cila e dëshiron Ramiz Cernicën në shesh të qendrës së Gjilanit me plis,(ashtu siç kanë bartur plis mbi 95% të burrave të Cernicës, përfshirë edhe tre vëllezërit e Ramiz Cernicës, Ademin, Muharremin dhe Idrizin, njeri nga ata është babai i saj, Idrizi), dhe jo siç ka diskutuar në Kuvend pa plis, por me plis siç ka jetuar pas daljes nga burgu në Kosovën e pushtuar nga Serbia, kundër të cilës kishte diskutuar dhe e kishin burgosur dhe kishte vuajtur burg më shumë se një dekadë!
Ramiz Cernica nuk ka qenë në burg për plis, por pse ka diskutuar në Kuvendin e Kosovës dhe e ka kërkuar Kosovën të jetë me Shqipërinë dhe jo me Serbinë!
Nuk ka njeri në botën shqiptare që kur e përmend Ramiz Cernicën e nuk i shkon mendja te qëndrimi i Tij në Kuvend, e jo te plisi, pse te plisi, plisi asnjë meritë nuk përfaqëson për figurën e madhe shqiptare të Tribunit!
Prishtinë, 13 Gusht 2023!