Tridhjetë punëtorë ngecin në një minierë në Gjermani
08 nëntor 2019
| 13:56
Tridhjetë punëtorë janë bllokuar si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Gjermani, ku raportohet se disa prej tyre edhe janë plagosur.
Punëtorët ngecën 700 metra nën tokë në zonën e Tojts Shentalit.
Zjarrfiksit dhe punonjësit e emergjencave bashkërenduan përpjekjet për t’i nxjerrë të mbijetuarit nëpërmjet tunelit të minierës.
Për fat të mirë, të gjithë u nxorën në kohë dhe të plagosurit janë duke marrë tretmanin mjekësor, teksa raportohet se vetë një prej tyre është në gjendje të rëndë./TCh