Trimi me shokë e shoqe feston ditëlindjen në zyrën e babait në Kryeministri (Foto)
24 janar 2019
| 15:59
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka festuar ditëlindjen e djalit të tij, Trimit në zyrën e vet.
Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se secila ditë i dedikohet ardhmërisë së fëmijëve të Kosovës.
“Çaste të hareshme me shokët e shoqet e Trimit për ditëlindjen e tij. Secila ditë e jona i dedikohet ardhmërisë së sigurt dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës. Të bekuar qofshi. E ti Trimi im, guxo në jetë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/