Tripunovski: Do të ndajmë 20 milionë euro në nivel vjetor për kthimin e sistemeve të ujitjes në gjendje funksionale

18 gusht 2024 | 11:52

Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë vitin e ardhshëm do të fillojnë zbatimin e programit 10-vjeçar, me të cilin do të ndahen 20 milionë euro në nivel vjetor për investime dhe kthimin e sistemeve të ujitjes në gjendje funksionale.

Këtë gjatë vizitës së sotme në Dellçevë e paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunoski, duke theksuar se Qeveria dhe Ministria janë të vetëdijshme se uji është element thelbësor në prodhimtarinë bujqësore.

“Ne nuk mund të shpresojmë në prodhim rentabil as në cilësi dhe as në sasi, nëse nuk kemi sasinë e ujit. Jo vetëm në pjesën lindore, pothuajse në të gjithë territorin, do të punohet intensivisht për kthimin e sistemeve në gjendje funksionale, me vetëdije se është element kyç në prodhimtarinë bujqësore”, tha Tripunoski.

Ai u përqendrua edhe në reduktimin e fondit blegtoral në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, çfarë planifikohet të zbusë situatën me uljen e numrit të bagëtive.

“Numrat janë të këqija, gjendja është vërtet katastrofike, është rezultat i atyre masave të gabuara dhe të vonuara që i ka bërë pushteti i mëparshëm. Fatkeqësisht, raftet tona janë të pajisura me qumësht të importuar, ndërsa prodhimi ynë i mishit, shpendëve, derrit etj., tashmë është përgjysmuar. Ne do të japim nga programi i ardhshëm i vitit 2025 do të japim mbështetje të shtuar, e gjitha kjo me qëllim të kthimit të fondit blegtoral, sepse duhet të sigurojmë ushqim vendor për bashkëqytetarët tanë dhe normalisht si eksport të produkteve bujqësore”, shtoi Tripunoski.

Paralajmëroi edhe ridefinimin e programit për subvencioneve me qëllimin përfundimtar stimulimin e rritjes së prodhimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Klinë.…