Tristan Ikpe përforcon KB Peja
KB Peja po vazhdon përforcimin e skuadrës për edicionin e ri 2024/25.
Së fundmi, klubi pejan ka njoftuar se ekipi është pasuruar edhe me një basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për Tristan Ikpe, 210 centimetra i gjatë, i lindur në vitin 1999. Ish-kampionët ka kohë që kanë nisur konsolidimin, duke filluar me konfirminim e Rami Hadar në krye të shtabit teknik.
Deri tani, pejanët kanë njoftuar vazhdimin e kontratës me Musab Malën e Andi Mehmetin, kurse kanë rikthyer në skuadër njërin prej aseteve më të mëdha të basketbollit kosovar, Arti Hajdarin. Poashtu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pejë ka zbarkuar Rron Ukaj, derisa janë bërë me dije edhe disa transfere të tjera, si Adong Makoui, pastaj Jawaun Daniels, Shahada Wells e Jacquez Yow.
Nga vendorët, armë shtesë të pejanëve do të jenë: Rron Dahsyla, Shëndrit Llapi e Amin Hot.