Tritoli trondit Sarandën, shkatërrohet hoteli, dëmtohen objektet përreth

13 shkurt 2023 | 08:35

Një sasi tritoli ka shpërthyer në Sarandë në një hotel dy katësh.

Ndërtesa që prej vitit 1996 në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., është rrëzuar dhe si pasojë janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të hotelit.

Policia bën me dije se që prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DAVID LODGE E pashme, e zgjuar dhe e pasur, me…