
Tritoli ‘zhduk’ në pak sekonda një hotel në Durrës (Video)
03 dhjetor 2019
| 15:30
Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi në fjalë ka ardhur pas 4 orëve punë të forcave inxhiniere.
Godina është dëmtuar rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, andaj është shembur me shpërthim të kontrolluar.
IKMT-ja ka realizuar një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të mos pësonin dëmtime godinat përreth. /TCh/