
Triumf Sinani emërohet trajner i Ramiz Sadikut
08 qershor 2022
| 13:29
Skuadra e Ligës së Parë, Ramiz Sadiku e ka emëruar Triumf Sinani trajner të ekipit të parë. Sinani do të jetë në krye të skuadrës nga kryeqyteti për edicionin 2022/23.
“Ish-kapiteni i KF Ramiz Sadiku, trajner për shumë vite i Shkollës së Futbollit, së fundmi trajner në Superligën e kadetëve, Triumf Sinani mori besimin e klubit për ta udhëheqë ekipin e seniorëve. Suksese Triumf, bashkë me stafin mbështetës!”, thuhet në njoftimin e Ramiz Sadikut.