Triumfojnë Bostoni dhe Detroiti
Boston Celtics triumfoi ndaj Phoenix Suns në ndeshjen e radhës së NBA. Skuadra nga Masaçusets e mbylli këtë përballje me rezultatin 102-94, duke shënuar fitoren e katërt radhazi.
Për Bostonin, që e ka siguruar tashmë kualufikimin për në fazën e “play-off”-it shkëlqyen Tatum me 23 pikë, Morris me 20 dhe Horford me 19 pikë. Ndërsa te Phoenix, që pësoi humbjen e 12 radhazi, spikatën Josh Jackson me 23 pikë, Ulis me 19 dhe Daniels me 18 pikë. Fitore shënoi edhe skuadra e Detroit që në “Little Ceasars Arena” mposhti Los Angeles Lakers 112-106, duke shënuar fitoren e dytë radhazi dhe të 4 në 5 ndeshjet e fundit. Për skuadrën kaliforniane, kjo ishte humbja e 5 në 6 ndeshjet e fundit. Te Detroit u dallua në mënyrë të veçantë Reggie Jackson me 20 pikë, ndërkohë që Bullock e mbylli sfidën me 16 pikë, ndërsa Drummond me 15 pikë e 18 topa në tabelë.
Ndërsa te Los Angeles Lakers, më të mirët ishin Randle me 23 pikë e 11 topa në tabelë, Kuzma me 20 pikë e 11 topa në tabelë e Ball me 15 pikë e 11 asist. Detroit për momentin ndodhet në vendin e 9 në Konferencën e Lindjes, ndërsa Los Angeles Lakers në të 11 në Konferencën e Perëndimit. Në ndeshjet e tjera të NBA, Philadelphia mundi Denverin 123-104, Charlotte fitoi me New York 137-128, ndërsa Minnesota humbi me Memphis 93-101. (TCH)