
Triumfojnë City dhe United, zhgënjen Arsenali
26 shkurt 2025
| 23:26
Mbrëmjen e sotme Premier League ka luajtur sfidat e radhës në kampionat.
City është kthyer te fitorja, teksa triumfoi 0-1 ndaj Tottenham në Londër. Sfida u vendos nga një gol i Haaland, në pjesën e parë.
Zhgënjen Arsenal, që nuk shkon më shumë se barazimi pa gola ndaj Nottingham. Manchester United vuajti por triumfoi 3-2 ndaj Ipswich.
Mysafirët befasuan me Philogene ndërsa “Djajtë e kuq” përmbysën gjithçka falë autogolit të Morsy dhe golit të De Ligt.
Në fund të pjesës së parë, dalja me karton të kuq e Dorgu vështirësoi gjërat për United.
Philogene barazoi shifrat, në të 45-tën. Maguire i dhuroi 3 pikë ekipit të Amorim, me golin e tij në minutën e 47-të.