Triumfojnë Lakersat dhe Warriors

28 shkurt 2025 | 11:38

Fitorja e katërt radhazi për Lakersat, që në fushën e tyre mundën me rezultat 111-102 Minnesotan, në një ndeshje me rivalitet. LeBron James me 33 pikë e 17 rebound, Reaves me 23 pikë e Donqiq me 21 pikë bënë diferencën në fushë për kalinfornianët. Jashtë fushe triumfon edhe Golden State, që mundi me rezultat 121-115 Orlandon.

Mbrëmje magjike për Stephen Curry, autor i 56 pikëve, me 12 gjuajtje të sakta nga distanca. Ekipi i Dallasit, falë 25 pikëve të Kyrie Irving, mundi 103-96 Charlotte. Milwaukee fitoi 121-112 ndeshjen ndaj Denverit, dy ekipe pretendente për titull. Antetokounmpo me 28 pikë e 19 rebound ishte lider për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Jokiq.

Rezultatet

Orlando – Golden State    115-121
Milwaukee – Denver        121-112
Dallas – Charlotte            103-96
Phoenix – New Orleans    116-124
Lakers – Minnesota         111-102

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria Galaxy S25 ka ripërcaktuar mënyrën se si ndërveprojmë me…