Triumfojnë Lakersat, Milwaukee synon kreun në Lindje

01 shkurt 2023 | 12:00

Skuadra e Milwaukee korri fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur me  rezultat 124-115 Charlotten. Sukses që afron Bucks me kreun e renditjes në Lindje.

Tjetër ndeshje e mirë për grekun Giannis Antetokounmpo, autor i 34 pikëve e 18 rebound. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 129-123 New York pas një loje spektakolare. LeBron James protagonist me një “triple double”, autor i 28 pikëve, 10 rebound e 11 asistime, mbështetur edhe nga Anthony Davis me 27 pikë.

Jashtë fushe fiton Miami, që mundi me rezultat 100-97 Clevalandin, takim ku u dallua Butler me 23 pikë. Fiton edhe skuadra e Clippersat, që mundi me rezultat 108-103 Chicago. Kawhi Leonard me 33 pikë ishte lider në fushë për ekipin nga Los Anxhelosi.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron skuadra e Denverit, që e mposhti me shifrat 122-113 New Orleans. Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Jamal Murray me 32 pikë, mbështetur nga Nikola Jokiq me një “triple double” (26 pikë, 18 rebound e 15 asistime).

Rezultatet

Cleveland – Miami         97-100
New York – Lakers        123-129
Chicago – Clippers         103-108
Milwaukee – Charlotte   124-115
Denver – New Orleans   122-113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
105 euro është vlera e koeficientit të pagave për punëtorët…