Triumfojnë Liverpooli dhe Tottenhami
07 dhjetor 2019
| 18:01
Lideri i Premier Ligës, Liverpooli ka vazhduar me formën e lartë, duke e mposhtur në udhëtim Bournemouthin (3-0).
Chamberlain shënoi golin e parë në minutën e 35 pas një asistimit të bukur nga Henderson. Kurse epërsinë e dyfishoi Keita një minutë para përfundimit të pjesës së parë, pas asistimit nga Salah. Kurse në minutën e 54 Salah shënoi pas asistimit nga Keita.
Liverpooli tani në krye të tabelës ka 46 pikë, kurse Bournemouthi në vendin e 15 ka 16 pikë.
Ndërsa Tottenhami ka shënuar fitore spektakolare në shtëpi ndaj Burnleyt (5-0). Harry Kanë shënoi dy gola në këtë takim, derisa nga një gol e shënuan Lucas, Son Heung-Min e Sissoko. Tottenhami aktualisht mban vendin e pestë me 23 pikë, derisa Burnley në vendin e 13 ka 18 pikë.