Triumfon Marquezi
22 shtator 2019
| 14:41
Piloti spanjoll Marc Marquez ka qenë i jashtëzakonshëm në garën që është zhvilluar sot, në Aragon Grand Prix.
Marquez e mbylli këtë garë në pozitën e parë, duke lënë prapa tij italianin Andrea Dovizioso. Pozita e tretë në garën e Aragon i takoi pilotit të skuadrës së Ducati, Miller, kurse Quartararo me Yamaha e mbylli në pozitën e pestë. Ky triumf i Marquez erdhi në Grand Prix numër 200, që ishte mënyra më e mirë për spanjollin që ta shënonte këtë garë jubilare.