Triumfon Milwaukee, Denveri ‘leksion’ Golden State
Denveri e mposhti me rezultat 119-103 Golden State, një përballje mes ekipesh pretendente në Konferencën e Perëndimit. Niola Jokiq protagonist me një “triple double” (32 pikë, 16 rebound, 16 asistime), duke i dhuruar fitoren ekipit kampion, mbështetur edhe nga Murray me 27 pikë.
Phoenixi, falë një loje të mirë kolektive (4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë), mposhti me rezultat 123-113 Lakersat, ndërsa Scramento mposhti me rezultat 123-107 ekipin tjetër të Los Anxhelosit, atë të Clippers. Për Sacramenton u dallua De’Aron Fox, autor i 33 pikëve.
Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi me shifrat 119-98 Philadelphian, sfidë ku diferencën e bëri Antetokounmpo, me 30 pikë e 12 rebound. Fiton edhe Oklahoma, që mundi me rezultat 123-110 Houstonin, sfidë ku Shai realizoi 36 pikë.
Rezultatet
Philadelphia – Milwaukee 98-119
Phoenix – Lakers 123-113
Indiana – Dallas 133-111
Washington – Cleveland 105-114
Golden State – Denver 103-119
New Orleans – Chicago 106-114
Houston – Oklahoma 110-123
Atlanta – Orlando 109-92
Utah Jazz – San Antonio 128-109
Portland – Charlotte 80-93
Clippers – Sacramento 107-123