Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll
27 prill 2023
| 16:53
Stambolli do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh. Nga dita e enjte në Stamboll ka nisur të ekspozohet trofeu që do t’i jepet ekipit fitues pas ndeshjes finale që do të luhet më 10 qershor.
Para ndeshjes finale, në Stamboll u soll trofeu më i madh i Evropës në nivel klubesh. Trofeu i Ligës së Kampionëve do të jetë i hapur vizitorët në një qendër tregtare në Stamboll deri nesër në mbrëmje.
Trofeu, i cili do t’i jepet ekipit fitues në finalen e stadiumit Olimpik Atatürk, peshon 7.5 kilogramë, është 73.5 centimetra i gjatë dhe ngjyrë argjendi. Trofeu i gjigantëve do të ngrihet për herë të 68-të në total dhe për herë të dytë në Stamboll. Në ndeshjet gjysmëfinale përballen Real Madrid-Manchester City dhe Milan-Inter.