‘Troftat’ me tri transferime  

31 janar 2020 | 19:50

Istogu ka prezantuar tre futbollistë. Bëhet fjalë për Dardan Sekiraqën, Erjon Thaqin dhe Yoan Marc Olivier.

Mbrojtësi Dardan Sekiraqa transferohet në Istog nga skuadra e Llapit, kurse me herët ishte pjesë e Prishtinës U-19 dhe Ramiz Sadikut.

Fotografia e KF Istogu

Erjoni Thaqi i bashkohet “Troftave” në formën e huazimit (6 muaj), nga Llapi. Ai ka luajtur edhe për Onix Banja dhe Beharin.

Fotografia e KF Istogu

Ndërsa sulmuesi Olivier në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të madh anglez Tottenham, grupmosha U-18.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate nuk do ta votojë qeverinë Kurti, e cila…