Tromp: Pahori në vend të Lajçakut është shumë e rëndësishme, sllovenët e dinë si i dështon Beogradi negociatat

06 maj 2024 | 13:09

Ardhjen e mundshme të ish-presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në krye të dialogut Kosovë-Serbi e ka mirëpritur ekspertja dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp.

Ajo ka thënë se sllovenët e dinë shumë mirë se si serbët i dështojnë negociatat.

“Çështje e rëndësishme është se Sllovenia vetë ka qenë palë në shumë negociata të dështuara me Serbinë që nga 1980’at dhe e di trurin politik – ose të themi oktapodin politik – me të cilin funksionon Beogradi”.

“Sllovenia i ka qëndruar një pozicioni konsekuent ndaj Kosovës që nga 1980’at pavarësisht se cila qeveri ka qenë në pushtet atje. Që nga mbështetja e minatorëve në 1988 dhe 1989 që parapriu revokimin e autonomisë së Kosovës nga Serbia e deri në luftën e viteve 1998-1999”.

“Pahor si djalë i ri dhe mëvonë si politikan i suksesshëm është i formësuar nga kjo histori. Jam i sigurt që gjatë mandatit të tij katërvjeçar Pahor do të bëjë ndryshime të ndjeshme krahasuar me pararendësit e tij”, ka thënë Nevenka Tromp për “Nacionale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur…